10.03.2010 English  
Historia
Historiku i zhvillimit ekonomik të Podujevës

Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik Podujeva e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona.
Dëmet që ka pësuar komuna e Podujevës në luftën e fundit kapin shumën prej rreth 350 milionë €. Në periudhën e pasluftës, qoftë me ndihmën e donatorëve, por më tepër me financim vetanak, ka filluar veprimtaria ekonomike dhe, sipas evidencës, janë të regjistruara 2,251 biznese, kryesisht në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve.
Istog Kaçanik Klinë Prizren Podujevë Viti Vushtrri